Vokshi letër AKEP-it: Pezullo urdhërin për regjistrimin e portaleve në QKB

Vokshi letër AKEP-it: Pezullo urdhërin për regjistrimin e portaleve në QKB

444
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike njëherazi dhe Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka reagur në rrjetet sociale duke bërë publike një kërkesë që ajo i ka dërguar kryetarit të AKEP-it për të pezulluar menjeherë urdhërin për regjistrimin e portaleve online në QKB.

Sipas deputetes, ky vendim është në shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

LETRA E PLOTË

URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR

Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është: 
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike; 
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY