Vijojnë kontrollet ‘blic’, 1 i arrestuar dhe 6 të tjerë të shoqëruar...

Vijojnë kontrollet ‘blic’, 1 i arrestuar dhe 6 të tjerë të shoqëruar në Librazhd

42
0
Shares
foto ilustruese

Policia ka vijuar me aksionet për identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike.

Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle “blic” për persona që lëviznin me armë. Nga ky aksion është arrestuar 1 person 6 të tjerë janë shoqëruar.

Goditet një  tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,  falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë  operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të  një shkolle, mund të   shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike  rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet   në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY