VIDEO/Rama flet për mbylljen e basteve dhe kërcënimin e deputeteve: Nuk ka...

VIDEO/Rama flet për mbylljen e basteve dhe kërcënimin e deputeteve: Nuk ka monopol…

54
0
Shares

Menjëherë sapo mbërriti në Parlament, kryeministri  Edi Rama mori fjalën. Duke u kërkuar mirëkuptimin deputetëve, ai filloi të flasë për temën kryesore sipas tij, atë të basteve dhe kazinove.

Ai është ndalur tek kërcënimi që i bëhen deputetëve të Komisionit të Ekonomisë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, kërcënimet janë të orkestruara nga burgu 313.

‘Keqardhja për mesazhet nga burgu 313. Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’i jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmure nga marrëdhënia me fatin. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave e faunës botërore dhe basteve online” ka thënë Rama.

Ndërsa nga ana tjetër, ai ka folur dhe akuzat se kjo nismë është në fakt përpjekje për të krijuar një monopol shtetëror, duke u shprehur se është kundër tyre.

”Ka një diskutim për një monopol shtetëror, po që unë e them këtu sot që jam kundër kësaj. Nuk do ketë asnjë spostim në periferi, do të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje vetëm në zona të definuara” tha në fjalën e tij Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/257376251788124/?notif_id=1539704789895343&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY