Spanjë, shqiptarët të “tmerrshëm” për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit, renditen...

Spanjë, shqiptarët të “tmerrshëm” për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit, renditen të….

66
0
Shares

Shqiptarët janë të dytët për sa i përket numrit të të arrestuarve për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë.

Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjatë këtyre operacioneve janë shpëtuar 290 viktima.

Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona.

Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle: tetë prej tyre në Palma de Mallorca, pesë në Alicante dhe dy të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria. Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

“Një nga gratë e çliruara ka një vajzë, ndoshta fryt i një sulmi seksual,” tha në një konferencë shtypi José Nietokreu i Njësisë kundër Imigracionit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY