Sali Lushaj në Prokurori, dëshmon për videon e Alizotit

Sali Lushaj në Prokurori, dëshmon për videon e Alizotit

141
0
Shares

Pasi dy ditë më parë dorëzoi padinë ndaj Taulant Ballës, Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, po merret sot në pyetje nga prokurorë të Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Lushaj do të japë dëshmi në prokurori për videon ku shfaqet Fredi Alizoti, pasi është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si pjesë e ‘bandës së Berishës’, dhe si i përfshirë në regjistrimet.

Sali Lushaj ka paditur në gjykatë kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Ballën për shpifje.

Babai i reperit  gjithashtu mësohet se i ka kërkuar dëmshpërblim moral prej 2 milionë lekësh Ballës.

Padia e Sali Lushës vjen për shkak se Balla e ka cilësuar atë si bandë e Sali Berishës, ndërsa kujtojmë se Lushaj është një nga themeluesit e PD-së dhe njëherësh pjesëmarrës në shumë protesta për demokracinë në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY