Pamje të frikshme nga liqeni, rrjeta ‘gjigande’ e merimangës mbulon gjithë bregun

Pamje të frikshme nga liqeni, rrjeta ‘gjigande’ e merimangës mbulon gjithë bregun

248
0
Shares

Një rrjetë merimangë ka pushtuar gjithë bregun e liqenit në Greqi dhe e ka shndërruar zonën në një vend tipik për skena horrori.

Rrjeta është gjigande dhe është zgjeruar shumë duke mbuluar dhe bimësinë, rrugët, hekurudhat dhe ndërtesat aty pranë.

Liqeni ndodhet  620 kilometra në verilindje të Athinës, kryeqytetit grek. Rrjeta e dendur me ngjyrë gri është ndërtuar nga merimangat e gjinisë Tetragnatha.  Ato kanë trupa të zgjatura, të cilat zotërojnë aftësinë për të  lëvizur me shpejtësi nga uji drejt tokës.

Ekspertët ngritën alarmin se nëse nuk ndërhyhet sa më shpejt, ato do të ndikojnë në rritjen e temperaturave, përhapjen e mushkonjave si dhe do të rrisnin shanset për lagështi në zonë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY