Manjani: Forcat e policisë si bodyguardë të të ‘fortëve’, gardistët vrasin veten...

Manjani: Forcat e policisë si bodyguardë të të ‘fortëve’, gardistët vrasin veten rregullisht

57
0
Shares

Ish-ministri Manjani ka reaguar lidhur me sigurinë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policisë u janë bashkangjitur grupeve ‘të të fortëve’, si truproja të tyre, ndërkohë që gardistët që ruajnë personalitetet e vendit vrasin veten rregullisht.

Reagimi i plotë

Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:

1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah…

2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..

Përplasje profesionale…

Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë…

Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët…

Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.

Apo edhe kjo është shpifjeeeeee….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY