EMRI/Fshehu drogën në një kovë reçeli, zbulohet gruaja nga Berati

EMRI/Fshehu drogën në një kovë reçeli, zbulohet gruaja nga Berati

175
0
Shares

Një mënyrë, ndoshta e padëgjuar më parë, droga që fshihet brenda në reçel.

Policia ka bërë identifikimin e personit që tentoi të kalonte këtë sasi drogë në Greqi. Bëhet fjalë për një grua e cila është dhe pronarja e drogës së fshehur në reçel e kapur dje në Kakavijë.

Policia thotë se 55-vjeçarja Dashuri Çeremi nga Berati është arrestuar pasi ka tentonte të trafikonte 1.5 kg kanabis drejt Greqisë. Droga ishte fshehur në një kovë reçeli, e mbështjellë me natriban që ishte dërguar nga gruaja për të afërmit e saj në shtetin fqinj.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë një autotobus të linjës Berat-Athinë.

Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në një kovë me reçel ishte fshehur një pako e mbështjellë me letër natriban e mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 1.5 kilogramë.

Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku nga veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga shtetasia:

– Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY