DETAJE/Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, mes tyre dhe shqiptarë

DETAJE/Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, mes tyre dhe shqiptarë

81
0
Shares

15 persona janë arrestuar nga policia e Spanjës pasi finalizimit të një operacioni antikriminal.

Të 15 personat janë dënuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, ku mes tyre ka dhe shqiptarë.

Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të arrestuarëve ende, por bën me dije detaje për aktivitetin kriminal të tyre.

Policia gjatë kontrollit zbuloi se mbaheshin peng dhe 5 gra të cilat i detyronin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.Gratë duhet të jepnin një shumë prej 35 mijë euro në këmbim dhe gjithë kohës ishin në presion.

Sipas policisë,  personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante.

Mediat vendase shkruajne se gratë janë liruar teksa u kap dhe u shkatërrua grupi kriminal. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në  pranga kanë përfunduar  1,219 njerëz, kryesisht persona  nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY