Shpërthim i fuqishëm në një kolegj në Krimea, 10 të vdekur dhe...

Shpërthim i fuqishëm në një kolegj në Krimea, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

103
0
Shares

Të paktën dhjetë vetë thuhet se kanë vdekur pas shpërthimit në një kolegj teknik në qytetin Kerç të Krimesë dhe janë me dhjetëra të tjerë të plagosur. 

Sipas ‘The Independent’ Spitali lokal ka konfirmuar të paktën dy vdekje. Shpërthimi besohet të ketë origjinën në ambjentet e ngrënies të kolegjit. Sipas shumë raporteve fillestarem dyshohet për një problem me gazin.

Por mediat lokale më vonë raportuan se disa meshkuj me automatikë ishin parë në kolegj. Një dëshmitar pretendoi të dëgjonte të shtënat përpara shpërthimit.

Pamjet nga kolegji tregojnë një pamje kaotike –  ambulanca, kamionë dhe automjete të tjera të transportit publik që ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë transportin e trupave.

Gazetarët në vendngjarje raportuan se nuk kishte automjete të mjaftueshme të transportit mjekësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY