Pas Skënderbeut, dhe Tirana ndërpret stërvitjen, por për një tjetër arsye

Pas Skënderbeut, dhe Tirana ndërpret stërvitjen, por për një tjetër arsye

45
0
Shares

Problemet me skuadrat shqiptare vazhdojnë të prodhojnë situata të pakëndshme, duke bllokuar dhe lënë pezull dhe stërvitjet.

Sipas Panorama Sport, këtë radhë problemet janë hasur tek skuadra e Tiranës.

Situata është përkeqësuar shumë pas një zenke mes dy mbrojtësve,mes Eni Imamit dhe Vinsent Atingës.

Zënka ka bërë që trajneri Ardian Mema të ndali stërvitjen duke paralajmëruar se nuk toleron asnjë debat në fushë dhe ai që bën sërish apo nuk u bindet urdhrave të tij do të ndëshkohet.

Më hëret njoftuam se dhe tek skuadra e Skënderbeut ka patur probleme. Lojtarët e Skënderbeut  bojkotuan stërvitjen ditën e djeshme. Shkak është bërë mungesa e korrektësisë në pagesa.

Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje  për shkak të rrogave të prapambetura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY