Këngëtarja shqiptare tregon për bashkëpunimin me kompaninë e njohur muzikore

Këngëtarja shqiptare tregon për bashkëpunimin me kompaninë e njohur muzikore

175
0
Shares

Është një këngëtare e cila nuk ka nevojë për klikime, në mënyrë që të vërtetohet se është e talentuar.

Arlinda Gjonaj, dhe pse jo shumë aktive në rrjetet sociale, punon pa bërë shumë bujë për të arritur suksese të mëdha. Lajmi i fundit që qarkullon për këngëtaren e vërteton më së miri këtë gjë.

E ftuar tek emisioni ‘Lart e Poshtë’ me Eraldo Rexhon, këngëtarja ka zbuluar se do të nisë bashkëpunimin me një kompani turke.

“Kam disa projekte. Këtë dimër fillojnë projektet me një kompani turke që më ka marrë në menaxhim. Do të risjell disa këngë me një kompozitor rumun që quhet Kris dhe është shumë i famshëm. Këngët e tij kanë sukses ndërkombëtar. Besoj se gjithçka do sjell do të jenë në nivelin e duhur”,-ka zbuluar këngëtarja.

Kujtojmë se Arinda ka publikuar disa këngë gjatë muajve të fundit, ndër to edhe ‘Kce moj çike’ që rezultoi një sukses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY