DETAJE/Sherr në Dibër, shpallen në kërkim 2 persona, arrestohet babai i një...

DETAJE/Sherr në Dibër, shpallen në kërkim 2 persona, arrestohet babai i një prej të rinjve

136
0
Shares

Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandaliin në kohë të një konflikti mes 4 të rinjve.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet H.K., 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy të rinjtë dyshohen se në Peshkopi për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis.

U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY