Rama ‘kopjon’ Berishën, tani publikon në rrjetet sociale dhe mesazhet që i...

Rama ‘kopjon’ Berishën, tani publikon në rrjetet sociale dhe mesazhet që i vijnë

42
0
Shares

Kryeministri Rama ka preferuar të reagojë në rrjetet sociale për përplasjen në Parlamentin Europian, duke publikuar një mesazh, që sipas tij ia ka dërguar miku i tij në Parlament.

Rama ka publikuar në rrjetin social Twitter, mesazhin, teksa miku i tij shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë për këtë ngjarje në BE.

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…“publikon Rama mesazhin në Twitter.

Kujtojmë se opozita u largua, gjatë mbledhjes së komisionit të përbashkët Ndërparlamentar ,Shqipëri-BE në Bruksel, për shkak të prezencës së Taulant Ballës si drejtues i delegacionit shqiptar, duke kërkuar përjashtimin e tij.

NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo më herët kishte kërkuar fjalën teksa Taulant Balla ishte duke mbajtur deklaratën përballë të pranishmëve.

Drejtuesja e Komisionit nuk i dha fjalën  Pollos, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

Sipas Monika Macovei, nënkryetares së komisionit të Stabilizim Asociimit, akuzat e Pollos dhe anëtarëve të tjerë opozitarë, nuk janë të vërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY