Pushimi i kallëzimit për Ramën, Basha: Drejtësisë tënde do t’i vijë fundi...

Pushimi i kallëzimit për Ramën, Basha: Drejtësisë tënde do t’i vijë fundi shumë shpejt!

58
0
Shares

Pasi PD do të publikonte audio- përgjimin me Babalen, kryeministri Rama do të shprehej se ai e kishte marrë përgjigjen për vërtetësinë e videos nga një agjenci e specializuar, një pretendim që më vonë opozita do ta çonte në gjyq me pretendimin se kryeministri po pengonte zbulimin e të vërtetës.

Por këtë të martë prokuroria ka vendosur që të pushojë hetimet pasi sipas saj nuk ka elementë të veprës penale nga ato që ka thënë kryeministri.

Pas këtij vendimi, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social përmes një postimi ku ka rreshtuar një sërë akuzash për kryeministrin. Sipas Bashës në Shqipëri ka dy lloje drejtësish, njëri për popullin e thjeshtë, ku mund të dënohesh për veprën më të vogël dhe nga ana tjetër drejtësia për Ramën dhe kriminelët e tij.

Lideri i opozitës paralajmëron kryeministri se kësaj drejtësie do t’i vijë fundi shumë shpejt.

STATUSI I BASHES:

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY