Prokurori kalon Vettingun: Justifikon pasurinë, ka burime të ligjshme

Prokurori kalon Vettingun: Justifikon pasurinë, ka burime të ligjshme

54
0
Shares

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi ka kaluar Vettingun. Ai është rikonfirmuar në detyrë.

Vendimi në fjalë u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas ILDKP, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

Subjekti i rivlerësimit me veprimet apo rivlerësimet e tij, nuk ka cënuar interesin e publikut dhe ka arritur veprime të besueshme. Trupi gjykues e konsideron seancën të përfunduar. Prokurori rikonfirmohet në detyrë”, tha drejtuesja e seances se KPK-së.

Hetimet janë thelluar nga KPK-ja, ku edhe ka rezultuar se prokurori ka në emër të tij: një apartament me sipërfaqe 107 m2 porositur për t’u blerë në 2004; një makinë tip “Benz” e vitit 2004; kursime në llogarinë bankare në shumën e 2 milion e 5 qindmijë lekësh dhe një tokë bujqësore me sipërfaqe 22m2 në Lushnje, tokë e cila është në emër të bashkëshortes.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, sipas DSIK Xholi është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën, gjithashtu edhe në vlerësimin profesional Adnand Xholi rezulton i aftë.

Para trupës gjykuese Xholi shprehur vlerësimin e tij për Vettingun duke i kërkuar trupës gjykuese një rezume të çëshjteve të hetuara nga ai, të cilat sipas tij kanë të bëjnë me krimet më të rënda që kanë ndodhur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY