Me 6 urdhra mbrojtjeje, nëna kërkon të shpëtojë fëmijën 5 vjeçar: I...

Me 6 urdhra mbrojtjeje, nëna kërkon të shpëtojë fëmijën 5 vjeçar: I ati e rreh me thupër

104
0
Shares

”Fiks Fare” mbrëmjen e së hënës solli një  histori të dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra mbrojtjeje nga gjykata, e cila kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar.

Ajo akuzon ish-bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, e rreh me thupër. Ajo u pohoi gazetarëve se i ati e rrihte djalin me thupër dhe asnjë institucion, ku ajo kishte denoncuar dhunën, nuk i kishte kthyer përgjigje duke e zvarritur procedurën e kallëzimit dhe të akt-ekspertizës.

Fëmija tregon për rrahjen me thupër.

Djali: Kam bërë gabim se më ka rrahur babi me thupër.
Nëna: Po pse të rrafi me thupër, çfarë gabimi bëre ti?
Djali: Mora çelësat e makinës.
Nëna: Po mirë babi nuk duhet të të rrafi, duhet të të thotë K…bëre gabim.
Nëna: Po pse i more çelësat e makinës ti?
Djali: Po bëna gabim që hypa tek kofonja e makinës së babit, te fordi. Ele me rrafi…
Nëna: Me ça?
Djali: Me thupër pra.

Përmbaruesi Florian Keçi, duke e ditur që gruaja ka 6 urdhra mbrojtjeje, e mban në të njëjtën zyrë me ish-bashkëshortin dhe ia pohon haptazi se ai mbështet babin dhunues duke e nxjerrë jashtë me dhunë.

Nëna i kërkon përmbaruesit të mbajë procesverbal kur takon fëmijën.

Përmbaruesi – R…po pse prapë këtu ti?
Nëna e fëmijës– Unë të çova mesazh ty dje pasdite dhe të thashë që K…e kam pa qejf, e kam çu e kam vizitu.
Përmbaruesi – Po pse duhet ta biesh tek unë?
Nëna e fëmijës– Unë e kam sjellë çunin në përmbarim, sepse unë nuk merrem. Sepse vendimi i gjykatës është bërë që në fillim ketu në përmbarim.
Përmbaruesi – Pse ti e vendos vendimin e Gjyaktës?
Nëna e fëmijës– Zbatimin e kam me urdhër në përmbarim.
Përmbaruesi – Unë do marr një masë…
Nëna e fëmijës– Atëherë nëse ti nuk e bën…
Përmbaruesi – Do jap një vendim unë…
Nëna e fëmijës– Unë do ti them Pirro Lutajt më jep një përmbarues tjetër.
Përmbaruesi – Pirro Lutaj, jo Pirro Lutaj moj por ministër…
Nëna e fëmijës– Unë po paguaj taksë…
Përmbaruesi – Ore për mu…Ore ça kujton ti se do merret me ty Pirro Lutaj! E di ça thotë, ça është kjo mo…
Përmbaruesi – A je mirë ti? Unë nuk të kuptoj a je mirë ti?
Nëna e fëmijës– Po le të thotë mo.
Përmbaruesi – A je mirë ti? A je mirë moj, a ke probleme ti?
Nëna e fëmijës– S’më intereson mua se çfarë thua ti!
Përmbaruesi – Ti ke probleme oj goc. Dhe ke probleme të thella…
Nëna e fëmijës– Unë nuk ka probleme, se doni ju të më nxirrni mua me probleme, ç’ti bëj unë…
Nëna e fëmijës– Unë kam pagujt taksën këtu…
Përmbaruesi – E ça do bësh ti që e pagujte?
Nëna e fëmijës– Unë jam me probleme me këtë person. (ish bashkëshortin prezent)
Përmbaruesi – Ça problemi ka ai? Çpunë ka ai personi, me e çu fëmijën në kopësht…
Nëna e fëmijës– O Lori, unë që në fillim…
Përmbaruesi – Jo ore jo, më ngjo mu, më ngjo mu!
Nëna e fëmijës– Mua mos më bërtit ashtu se jam femër në rradhë të parë.
Përmbaruesi – Përjashtë. Merr vendim këtu shpejt. Unë ty, o do të çoj për ndjekje penale, mbaje mend. E do të shohësh a jam unë apo je ti!

Vazhdimin e lexoni këtu 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY