Mbyllja e pikave të basteve, eksperti shpjegon nismën: Do të preken dhe...

Mbyllja e pikave të basteve, eksperti shpjegon nismën: Do të preken dhe fëmijët nga vesi i keq

117
0
Shares

Kastriot Sulka, një ekspert për çështjet e punësimit ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka folur rreth nismës të qeverisë për mbylljen e kompanive të basteve duke filluar nga 1 Janari 2019.

Sulka thotë se është e pamundur që të zhvillohet një nismë e tillë dhe të mbyllen të gjitha bizneset e këtij lloji biznesi në të njëjtën kohë. Kjo për disa arsye të thjeshta.

E para, sepse në vendin tonë, kemi një ekonomi tregu ku gjithçka funksionon përmes ofertës dhe kërkesës.

Nga ana tjetër, do të sillte një efekt zinxhir në ekonomi, duke shtuar faktin se nga 1 Janari 7 mijë persona do të jenë të papunë, dhe do të kenë nevojë që të rikualifikohen.

Por eksperti duke vijuar me tëj analizën, ka kaluar dhe në efektet sociale që do të sjellë kjo nismë. Nëse ato do të funksionojnë online, persona që janë në moshë do të kërkojnë ndihmë te nipërit e tyre, dhe kjo do të shtojë rrethin e personave që preken nga ky fenomen.

Çfarë kuptimi ka nëse hiqen kompanitë e basteve, nëse ti lë ato që janë online, e gjitha kjo bëhet për të monopolizuar tregun. Kjo është e pastër, të gjithë njerëzit që konsumonin para do të funksionojnë vetëm në dy kompani, kompanitë që ishin deri dje në treg dhe këto 7 mijë persona do të shkaktojnë një efekt zinxhir, edhe te qiratë e dyqaneve që lihen tashmë bosh.

Nëse ne nuk ndërhyjmë te kërkesa, kompanitë gjithnjë do të kenë ofertat e tyre. Sa kohë që ka njerëz që e kanë këtë ves, atëherë ata do të gjejnë mënyrat, sa kohë që ti operon online”, u shpreh Sulka në Fax News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY