Kompania e njohur e basteve do të vazhdojë të qëndrojë në treg:...

Kompania e njohur e basteve do të vazhdojë të qëndrojë në treg: Jemi të vetmit me licensë

148
0
Shares

Dilema mbi ligjin e ri të lojërave të fatit qëndron tek fakti se ndryshimet e reja ligjore do ta çojnë vendin në një monopol përsa i përket këtij sektori.

Dhe pse më herët, Edi Rama e hodhi poshtë këtë pretendim,  vetë një prej kompanive të basteve ka nxjerrë krej të kundërtën.

Kompania ‘’Bastarena” ka sqaruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se aktiviteti i tyre do të vijojë edhe pas 1 Janarit, ndryshe nga sa është shprehur derimë tani qeveria.

Sipas asaj që thotë kompania, ajo është e vetmja që është e licensuar dhe nuk preket nga vendimi i marrë së fundi nga ana e qeverisë.

“Në zbatim të masave të marra nga qeveria, duke filluar nga data 1 janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/llotot, përvec atyre online. Bastarena, si e vetmja kompani e licensuar e lojrave të fatit online nuk preket nga këto ndryshime. Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe të argëtoheni”, shkruan kompania në përgjigjen e saj ndaj ndjekësve.

Kryeministri Rama deklaroi më herët se prej 1 Janarit 2019, të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë do të mbyllen dhe do të dalin nga qarkullimi, kjo për të larguar vesin e keq të shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY