Jepet vendimi i Prokurorisë për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri

Jepet vendimi i Prokurorisë për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri

211
0
Shares

Janë zgjatur sërish afatet për hetimin për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri.

Kërkesa për shtyrjen e hetimeve është bërë nga ana e 4 prokurorëve të çështjes Tahiri. Ish-ministri i qeverisë Rama akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Shtyrja e hetimeve është bërë deri në datën 17 Janar të vitit të ardhshëm dhe shkak kryesor për këtë është bërë mungesë e një letërporosie nga Mali i Zi. Po ashtu për ta bërë më të plotë dosjen hetimore, Prokuroria është në pritje të një përgjigje dhe nga shteti italian, ku paralelisht ka një hetim për grupin e Habilajve.

Nga hetimet e kryera deri më tani, ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në të njëjtën dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY