Deputeti për Ballën: I pari i delegacionit parlamentar në Bruksel, boçe e...

Deputeti për Ballën: I pari i delegacionit parlamentar në Bruksel, boçe e brekushe me bego e rrajot…

112
0
Shares

Genc Pollo ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me akuzat e fundit të opozitës për përfshirjen e kreut të grupit parlamentar të PS,  Tualant Ballës në miqësi me trafikantë drogë dhe kriminele.

Në një status në ‘Facebook’, Pollo shkruan se Edi Rama nga halli këmbënguli që Balla të mbetej fytyra parlamentare e Shqipërisë në Parlamentin Europian të BE.

Kujtojmë që para disa ditësh, opozita në një letër dërguar Gramoz Ruçit, kërkuan përjashtimin e Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asocimit.

Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Reagimi i Genc Pollos

Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian.

Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delgacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY