Basha i përgjigjet Ramës: Ja kush duhet të ishte në hetim dhe...

Basha i përgjigjet Ramës: Ja kush duhet të ishte në hetim dhe në burg sot

63
0
Shares

Kryeministri Rama nuk i kurseu akuzat për opozitën dhe mediat të cilat sipas tij, shpifin për punën e policisë dhe shtrembërojnë të vërtetën përsa i përket statistikave të krimit.

Por, kryeopozitari i është përgjigjur në rrjetet sociale shumë pak minuta pas përfundimit të fjalës së tij.

Në  Twitter, Basha shkruan se Rama po mbron në të njëjtën mënyrë siç mbronte Tahirin dhe Veliun dhe ministrin Xhafa, ndërkohë që fundi i ish-ministrit u pa sesi ishte.

Reagimi i plotë

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY