200 km/h për t’i shpëtuar policisë, shqiptari përplas BMW-në, 1 i vdekur...

200 km/h për t’i shpëtuar policisë, shqiptari përplas BMW-në, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

78
0
Shares
Foto Ilustruese

Tentativa për t’iu larguar policisë, rezultoi fatale për një shqiptar, i cili humbi jetën.

Ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur pasi të tre u përplasën me makinë gjatë ndjekjes.

Ata po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me një makinë të vjedhur.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja italiane, të cilat shkruajnë se shqiptarët sapo kanë konstatuar policinë janë përpjekur të largohen me një shpejtësi rreth 200 Km/h me një makinë tip “BMW”.

Ndërkohë raportohet se personi që humbi jetën është rreth të tridhjetave, por identiteti nuk bëhet i ditur.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY