VIDEO/ “Perla” e Rashicës i merr pikë Ishujve Faraoe, Kosova vijon kryesimin

VIDEO/ “Perla” e Rashicës i merr pikë Ishujve Faraoe, Kosova vijon kryesimin

54
0
Shares

Vijon momenti pozitiv për Kosovën e Bernard Challandes, me “Dardanët” që kanë marrë një barazim 1-1 në transfertë ndaj Ishujve Faraoe. Përballja nisi praktikisht me gol për miqtë, me Milot Rashicën që kaloi të tijët në avantazh pas 9 minutash lojë. Mesfushori i Werder Bremen lëshoi një silurë drejt portës vendase, duke tundur rrjetën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Rene Joensen depozitoi në fundin e rrjetës një kundërsulm të Ishujve.

Në barazim 1-1 përfundoi dhe takimi tjetër i këtij grupi, me Azerbajxhanin që nuk arriti të marrë më shumë se një pikë përballë Maltës mike. Pas këtij barazim Kosova udhëheq grupin 3 League D me 8 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 6, Ishujt Faraoe 4 dhe mbyll klasifikimin Malta në kuotën e 2 pikëve. Në takimet e ardhshme Kosova viziton Maltën ndërsa Azerbajxhani pret Ishujt Faraoe.

Ndërkohë në League B, grupi i dytë u luajt takimi mes Rusisë dhe Turqisë, me vendasit që kaluan pastër 2-0 kundërshtarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY