PD: Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë show me kalë mbi...

PD: Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë show me kalë mbi shalë 7.500 euro

98
0
Shares

Ndërkohë që nesër pritet fati i dosjes “Tahiri” Partia Demokratike ka publikuar një fakt, që ajo e quan skandal.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një deklaratë thotë se Tahiri sfidon drejtësinë duke shaluar mbi 7500 euro mbi kalë.

Deklarata e Edi Palokës

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY