Falsifikoi dokumentat e pajisjes më pasaportë, arrestohet polici në Shkodër

Falsifikoi dokumentat e pajisjes më pasaportë, arrestohet polici në Shkodër

86
0
Shares

Një efekti i komisariatit të Malësisë së Madhe është ndaluar, pasi akuzohet se ka faslifikuar procedurat për pajisjen me pasaportë biometrike.  Bëhet fjalë për efektin Faik Ujka, i cili ka dorëzuar në komisariat praktikat me shkresën  nr.2033 Prot., date 19.08.2016 të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike.

Sipas policisë “në shkresën që i ka dorezuar Bashkise Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, të Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktikën e këtij shtetasi“.

Sipas aktit të ekspertimit përkates ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet në formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nënshkrimi i shefit të komisariatit në farmularin e pajisjes me pasaportë biometrike në emer të shtetasit Admir Piranaj, janë të falsifikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY