“Janë gay po e fshehin”, biznesmeni shqiptar nxjerr zbuluar politikanët

“Janë gay po e fshehin”, biznesmeni shqiptar nxjerr zbuluar politikanët

565
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili e ka pranuar publikisht se është homoseksual. Në një moment, Eltoni është shprehur se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë.

“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, ka thënë Eltoni.

Ndër të tjera ai ka thënë se e njeh realitetin e hidhur shqiptar, pasi këtu njerëzit janë paragjykues. “Vetëm pak më parë kur isha në rrugë, para meje ishin disa adoleshentë që më njihnin kush isha dhe filluan të bënin humorin e tyre ballkanas”, u shpreh Ilirjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY