Debatoi dhe ofendoi deputetin demokrat, Nano pendohet dhe kërkon ndjesë: Dola i...

Debatoi dhe ofendoi deputetin demokrat, Nano pendohet dhe kërkon ndjesë: Dola i humbur…

156
0
Shares

Mbrëmjen e së enjtes, Mustafa Nano shpërtheu në ofendime ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, pasi deputeti nxorri videopërgjimin e ri për çështjen Babalja.

Gazetari dhe analisti përdori fjalë fyese dhe ngriti tonin e zërit në një studio televizive, në një emision që ka një shikueshmëri të konsiderueshme dhe nga ku zbuluam një tjetër anë të tij.

Ndër fjalët që ai përdori, ishte idiot, teksa nuk u ndal asnjëherë nuk ngritur zërin dhe ndërprerë deputetin teksa fliste.

Por mesa duket, Nano ka kuptuar se kjo ishte pavend dhe e turpshme. Këtë e ka deklaruar po ai, në hapje të emisionit të tij ‘Provokacija’ teksa u shpreh kështu:

“Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”.

“Ishte mbrëmja më e ulët, sepse u bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë. Dhe “mea culpa” u drejtohet njerëzve që janë të lodhur nga harbutëria televizive. I kërkoj ndjesë kujtdo që ulet të ndjekë një debat televiziv dhe e sheh veten te dhuna që manifestohet në studio. Iu kërkoj ndjesë dhe për ndonjë zhgënjim tjetër në të ardhmen”, deklaroi gazetari Mustafa Nano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY