Çfarë do të ndodhë me të punësuarit pas mbylljes së pikave të...

Çfarë do të ndodhë me të punësuarit pas mbylljes së pikave të basteve?

127
0
Shares

Edi Rama dha ultimatumin e mbylljes së pikave të basteve dhe kazinove duke u lënë afat deri në 31 Dhjetor. Por nga e gjithë kjo nismë, shumë kanë pyetur se ku do të shkojnë gjithë ata persona të punësuar në këto pika kur dhe afati të mbarojë?

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, i ftuar në emisionin “Kjo Jave” ka dhënë dhe shpjegimet për projektligjin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për lojërat e fatit, ndryshimet në të cilin këtë herë kanë përfshirë edhe bastet sportive.

Duke u ndalur në efektet sociale që do të sjellë ky ligj Lera sqaroi se janë rreth 4200 vende sekondare biznesi të këtyre tre kompanive që zhvillojnë aktivitet te bastet sportive.

Një pjesë e madhe e tyre nuk janë ekskluzivisht pika bastesh, por janë edhe ‘bar bufe’ ku ka një vend të veçantë ku vendosen baste.

Ne në të gjithë tregun e lojërave të fatit kemi 7280 të punësuar, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të jenë të punësuar, sepse janë punësuar në lotarinë kombëtare, në bingon televizive etj.

Kemi llogaritur me logjikën e të ardhurave që 65-70 % e këtij numri i përket kësaj kategorie të lojërave të fatit që nuk do të jetë më në treg. Nuk do të mbetet asnjë njeri pa punë, sepse, janë 4200 pika bastesh, por njëkohësisht janë edhe bar bufe, ai është i licencuar si bar bufe, pra nxjerr të ardhura”, është shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY