10 më të pasurit e 2017 në Shqipëri, kryeson sërish i njëjti

10 më të pasurit e 2017 në Shqipëri, kryeson sërish i njëjti

71
0
Shares

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Instituti Europian Pashko dhe gazeta Mapo publikuan listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Drejtori i Institutit, Ervis Iljazaj dhe kryeredaktori i gazetës Mapo, Enton Palushi theksuan se sivjet është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore duke marrë në shqyrtim 60 individë.

Kjo u bë për qëllim që konkluzionet të jenë më të sakta. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaraura në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithësecilit. Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues: Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht; Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor; Kapitalin neto proporcional. “Ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve, edhe në Shqipëri ky komunitet dhe dinamikat e tij, përfaqësojnë as më pak e as më shumë, por trendet e ekonomisë vendase dhe performancën e saj kundrejt kushteve aktuale.

Me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë. Pavarësisht, vlen të ritheksohet se zgjerimi bazës së marrë në analizë, përshtatja metodologjike dhe klasifikimi, kanë shërbyer dhe shërbejnë për të pasur një situatë sa më të përafërt me realitetin, gjithnjë tashmë të bazuar në të dhënat zyrtare.

Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve. Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar”. Renditja sipas Kapitalit Aksioner Takues (Vlera financiare e aksioneve që i takon secilit individ).

1.Samir Mane

2.Shefqet Kastrati

3.Vasil Naçi

4.Tom Doshi

5.Frident Kuqi

6.Aleksandër Pilo

7.Irfan Hysenbelliu

8.Renis Tërshana

9.Artan Dulaku

10.Aleksandër Frangaj

Renditja sipas Fitimit të Vitit 2017 Nr. Aksioneri

1.Samir Mane

2.Shefqet Kastrati

3.Grigor Joti

4.Rrok Gjoka

5.Agron Shapllo

6.Renis Tërshana

7.Agim Zeqo

8.Tom Doshi

9.Serafin Orgocka

10.Lefter Kallo

Tabela e mësipërme paraqet renditjen përfundimtare të top-10 të të superpasurve vetëm sipas fitimit të realizuar për 2017. Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, fitimit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit të realizuar nga të gjithë së bashku. Me shumë rëndësi, si bazë e akumuluar e përpjekjeve të deritanishme sipërmarrëse, edhe indikatori i kapitalit neto, ku të dhënat e QKB për vitin në shqyrtim paraqesin këtë renditje për top-10:

Rendija sipas Kapitalit Neto të Vitit 2017 Nr. Aksioneri

1.Samir Mane

2.Shefqet Kastrati

3.Vasil Naci

4.Behar Çukaj

5.Tom Doshi

6.Besnik Sulaj

7.Renis Tërshana

8.Edmond Leka

9.Idajet Ismailaj

10.Aleksandër Pilo

Sërish, parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, kapitalit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se e kapitalit të akumuluar nga të gjithë së bashku.

Analiza e këtij komuniteti elitë mes të superpasurve të analizuar sivjet për vitin 2017 është bërë edhe në lidhje me paraqitjen e kësaj renditjeje karshi vitit të kaluar, pavarësisht ndryshimit të numrit të shqyrtuar vjet (60 sipërmarrës) dhe grupit të sivjetshëm (100 sipërmarrës.) TENDENCAT Viti që u analizua dhe ky në vazhdim janë pjesë e periudhave shumë dinamike në aspektin politik dhe padyshim që edhe bizneset vendase ndjekin trendet ndërkombëtare në ballafaqimin e tyre me riskun politik dhe impaktin e tij në ekonominë vendase dhe performancën e sipërmarrësve.

Nga ana tjetër, ky komunitet sipërmarrësish ka një ndjeshmëri të lartë dhe ballafaqohet çdo ditë dhe në çdo aspekt me të gjitha reformat ekonomike dhe financiare që qeveria ndërmerr apo ka ndërmend të ndërmarrë, sidomos në sektorët financiarë, strategjikë, infrastrukturorë, juridikë apo zhvillimorë. Secila reformë dhe të gjitha së bashku pasohen me dinamika që krijojnë kosto shtesë për bizneset dhe për vetë sipërmarrësit, të cilat jo vetëm duhen përballuar, por edhe transformuar në perfor- mancë dhe vazhdimësi.

Në këtë kuadër, për vetë peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë vendase, është shumë e vlefshme të theksohet se në vetvete përbën një pasuri kombëtare që duhet konsideruar partnere e vazhdueshme dhe ndihmëse në konsultimin dhe realizimin e koordinuar të reformave, me qëllim jo vetëm realizimin e tyre, por realizimin e tyre me sukses, me kosto sa më të minimizuara dhe në kohën më të shkurtër. Vetëm në partneritet luajal dhe funksional.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY