VIDEO/PD rendit provat sesi hetimet për ‘Babalen’ janë drejtuar personalisht nga Rama

VIDEO/PD rendit provat sesi hetimet për ‘Babalen’ janë drejtuar personalisht nga Rama

109
0
Shares

Nga selia blu, Gazment Bardhi dhe deputeti Enkelejd Alibeaj u fokusuan tek qeveria dhe posaçërisht tek Prokuroria e cila është në shërbim të saj.

Ata janë ndalur tek puna e Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge. Deputeti Alibeaj tha se Prokuroria nuk heton krimin, po denoncuesit.

Sipas tyre, ka shumë mangësi dhe devijime nga procesi i hetimit dhe renditin sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama dhe sesi Prokuroria ka patur vetëm rolin e noterit.

3 provat e pakundërshtueshme nga kjo çështje janë sipas Bardhit janë:

1- Akt-ekspertimi të zërit në audiopërgjim i realizuar në një laborator serioz jashtë vendit

2-Tabulatet telefonike të përfshirë në këtë çështje

3-Qelizat telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizotit

”Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët”, thotë deputeti Alibeaj nga ana tjerë.. Ata përmendin faktin se Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, aspo u publikua materialin audio se ai drejtonte trafikun e drogës.

Fakt për Alibeajn është se Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës dhe me drogën e Tragjas dhe se çfarë është bërë me personat që shfaqen në materialin gazetarit.

Fakt tjetër është se Xhafaj pranon se ka dokumenta dhe fakte për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij nuk e tha thirrur për të dhënë këto prova. Gjithashtu, Prokuroria nuk hetoi, sipas ligjit të antimafias, pasurinë e Agron Xhafajt dhe ministrit Xhafajt.

Konferencë për shtyp në selinë e PD-së, Enkeled Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 11 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY