‘Më mori me makinë Ardi Veliu’, Prokuroria merr në pyetje Fredi Alizotin

‘Më mori me makinë Ardi Veliu’, Prokuroria merr në pyetje Fredi Alizotin

60
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda, sot në orën 12:00,do të marrë sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili sipas Prokurorisë dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio përgjimin e publikuar disa muaj më parë nga PD.

Ndërkohë Alizoti u shfaq në një video përgjimi të publikuar nga PD dy ditë më parë, i cili përfshin në këtë çështje drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe deputetin e PS, Taulant Balla.

Çfarë thotë Prokuroria ?

Organi i akuzës thotë se Fredi Alizoti i pyetur në datë 01.06.2018, ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.

Më pas ka kontaktuar me Drejtorin, i cili e ka orientuar që të jeptë deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda.

“Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve Tetor – Nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj.

Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen, ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek”.

Në këtë moment, thotë Prokuroria, është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvilloheshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës.

“Deklaruesi ka kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke theksuar se u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër.I janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY