Mbyllja e kazinove dhe pikave të bastit, mbështetësi më i madh i...

Mbyllja e kazinove dhe pikave të bastit, mbështetësi më i madh i qeverisë ‘i kreh bishtin’ Ramës

122
0
Shares

Vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Mesa duket më i lumtur për këtë vendim është kryebashkiaku i cili i ka dedikuar dhe një postim në Twitter kryeministrit Rama, duke e përgëzuar për këtë nismë.

Qeverisja e @ediramaal i ka sjelle sh të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, është vendimi me fisnik e i guximshëm ne dobi te familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste”, shkruan Veliaj.

Rama dy ditë më parë, paralajmëroi mbylljen e tyre deri në fund të Dhjetorit, ndërsa urdhëroi mediat që të mos lejojnë transmetimin e reklamave me një ultimatum.

Ja çfarë tha Edi Rama për mediat:

Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj😉”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY