FOTO/Jo vetëm këngë dhe videoklipe, Noizy bëhet pjesë e librave shkollorë

FOTO/Jo vetëm këngë dhe videoklipe, Noizy bëhet pjesë e librave shkollorë

255
0
Shares

Tekstet shkollore tashmë kanë futur dhe emrin e reperit  ‘Noizy’.

Askush nuk do ta kishte menduar që teksa shfleton librat, të dalë dhe emri i reperit të njohur shqiptar, duke ditur që Noizy gjithmonë këndon në emrin e ‘djemëve të këqinj’.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ka publikuar një foto në Instastoryn e tij, teksa shihet që nxënësit duhet të plotësojnë vendin bosh, ku thuhet se ai është reperi më i mirë në Shqipëri.

Nuk shihet qartë se cilës klasë i përket teksti shkollor po me siguri plotësimi i vendeve bosh iu takon klasave fillore.

Nuk dihet ende sesi prindërit do ta presin këtë gjë, ashtu sikurse nuk kuptohet pse Ministria e Arsimit ka preferuar të japë këtë shembull.

Noizy dhe gjithë lista e këngëve të tij, flasin për drogën, vrasjet, sherret dhe padyshim kjo mund të shtojë radhët e pakënaqësisë në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY