FOTO/Ditë e lumtur për çiftin e këngëtarëve, zyrtarisht shtetas shqiptarë

Ndaje

Këngëtarët e njohur nga Kosova, Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë bërë shtetas shqiptarë.

Në një postim në InstaStory, Roberti ka nxjerrë pasaportat e të dyve duke i bashkangjitur dhe flamurin shqiptar.

Për të dy tashmë nuk do të ketë pritje për të marrë vizë dhe nuk do të jetë nevoja që  të presin në ambasadat e shteteve europiane për viza. Dyshja e njohur posedojnë nën emrat e tyre pasaportat e shtetit shqiptar, derisa tani mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Schengen në BE, kjo sepse Shqipëria i ka liberalizuar vizat.

Kosova ende është në diskutime për ti liberalizuar ato.

Nora e Roberti aktualisht ndodhen në Tiranë, derisa këngëtari po e sfidon veten si valltar në spektaklin Dance With Me – që shfaqet në TV Klan.

Leni një përgjigje