FOTO-LAJM/Momenti kur Xhevahir Spahiu mëson vdekjen e mikut të tij, poetit Fatos...

FOTO-LAJM/Momenti kur Xhevahir Spahiu mëson vdekjen e mikut të tij, poetit Fatos Arapit

66
0
Shares

Padyshim që kjo është fotoja e ditës. Sigurisht dhe rasti i duhur që i shkon për shtat shprehjes: Një foto flet më shumë sesa 1000 fjalë.

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Në këtë foto, duket miku i tij, poeti Xhevahir Spahiu i cili i prekur dhe me sy në lot, lexon lajmërimin e vdekjes në shtyllë.

Këtë imazh është kujdesur ta përjetësojë gazetari Zylyftar Hoxha duke na përcjellë të gjithëve emocion e dhimbje.

Xhevahir Spahiu nuk qan vetëm për humbjen e mikut të tij por edhe për fundin e një gjenerate shkrimtarësh e poetësh që me penën e tyre, tejçuan shpirtrat e gjithkujt dhe i dhanë ngjyra letërsisë shqipe.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, Fatos Arapi ka shkruar disa novela si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY