DETAJE/Po drekonin në lokal, si u vranë dy punonjësit e Bashkisë në Mat

Ndaje

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mat. Kanë ndërruar jetë dy punonjës të Bashkisë.  Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur një konflikt mes dy lagjeve, për një rrugë, dhe punonjësit e bashkisë ndodheshin aty për të zgjidhur problematikën.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur.

Të plagosur janë shoferat e Bashkisë Mat, një prej të cilëve është plagosur në kokë dhe më pas ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri në këmbë. Po ashtu viktimë ka mbetur dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Leni një përgjigje