‘Babalja 2’, Xhafaj nuk dëshiron të japë komente: Boll, jam i fokusuar...

‘Babalja 2’, Xhafaj nuk dëshiron të japë komente: Boll, jam i fokusuar në detyrat e mia

63
0
Shares

Ministri Fatmir Xhafaj nuk ka dashur të japë përgjigjë për zhvillimet e fundit sa i takon audiopërgjimit ku është përfshirë vëllai i tij, Agron  Xhafaj dhe së fundmi për videon e publikuar nga Ervin Salianji ku Alizoti thotë se Ardi Veliu e mori me makinë për të shkuar në Prokurori.

“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mia. Një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit”. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë. Opozita ka zgjedhur instrumenta të gabuar për ta baltosur këtë punë”, tha Xhafaj.

Po ashtu në këtë takim,  Xhafaj u pyet dhe në lidhje me ekstradimin e Arbër Çekjat, që akuzohet për transportimin e 613 kilogramëve kokainë.

Pyetje interesante, ka një ndryshim tashmë, nuk kemi të bëjmë më me një ekstradim, por me hetim të përbashkët, kjo u takon hetimit të krimeve të rënda, prokurorisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë gjermane”, ishte kjo deklarata e Xhafës për Çekajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY