Vrasja në Bllok/ Gaxha u qëllua me katër plumba me vete iu...

Vrasja në Bllok/ Gaxha u qëllua me katër plumba me vete iu gjetën predha

260
0
Shares

Fabian Gaxha ishte personi i cili mbeti viktimë mbrëmjen e së enjtes në sherrin me armë të ndodhur në Tiranë, në zonën e ish-bllokut.

Pas këqyrjes që i është kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e tij u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës, shkruan Panorama.

Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje.

Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY