Videopërgjimi i ri, oficerët e krimeve të Rënda shkojnë në selinë e...

Videopërgjimi i ri, oficerët e krimeve të Rënda shkojnë në selinë e PD-së

72
0
Shares

Oficerë të Krimeve të Rënda kanë shkuar në selinë e PD për të marrë pamjet filmike të videos së publikuar nga deputeti Ervin Salianji në emisionin ‘Opinion’.

Mësohet se  pas sekuestrimit të videos do të rimerret sërish në pyetje deputeti Ervin Salianji.

VIDEO-PËRGJIMI

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Opinion” një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia.

Në videon e transmetuar  në “Opinion”, deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “babalen”.

“Në këtë video tregohet se si ky personazhi (Fredi Alizoti) tregon se si Ardi Veliu e ka marrë me makinë në datë 1, e ka kërcënuar, e ka shantazhuar, e ka blerë. ky thotë që ka takuar edhe politikanë”, u shpreh deputeti Salianji

Sipas dëshmisë së dhënë nga Fredi Alizoti, ka qenë vetë kreu i Policisë Ardi Veliu që e ka telefonuar dhe e ka instruktuar.

Alizoti thotë se Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro dhe me të ka pirë një kafe tek prokuroria.

Vetë Fredi Alizoti në një filmim të përgjuar, të bërë publik në emisionin ‘Opinion’, pohon se nuk është vetëofruar, por blerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY