VIDEO/’Kush mbron kriminelët, do japë llogari’, Basha paralajmëron Ramën

VIDEO/’Kush mbron kriminelët, do japë llogari’, Basha paralajmëron Ramën

65
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ekziston një shtet privat i Edi  Ramës. Në një deklaratë nga selia blu, Basha ndalet tek prokurorët të cilët fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar krimin.

Sipas Bashës, shteti privat i Ramës, vendosi të fabrikojë dëshmitarë për të sulmuar gazetarë, opozitarët për të shpëtuar vëllain trafikant të Xhafës.

Ky është i njëjti shtet që ka manipuluar çdo provë e fakt për të mbrojtur Ballën dhe Rrajën. Basha thotë se shteti privat i Ramës dhe vet ai kërcënuan me gjuhë mafioze një oficer policie.Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë me para për të shpërfytyruar viktimën e dhunës, sipas Bashës, në një peng që pështyn opozitën e median dhe përqafon dhunuesin.

Kryedemokrati pohoi se kur pushteti sulmon gazetarët, të ndershmit, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët jemi në kushtet e një diktature mafioze.

Pjesë nga deklarata

Emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët. Policia e Shtetit në shërbim të krimit nga Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nga Xhafajt. Emërimi i Arta Markut një katastrofë në drejtësi, ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë me suksese, e ka shkatërruar prokurorin e Krimeve të Rënda, hetimet për Tahirin, për Gjinorin, Dakon, Sejdinin, Xhafajn, Manjën e drejtues të tjerë të qeverisë, ajo nuk ka për të hetuar për politikanin bandit Taulant Balla.

Drejtësi e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi, kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet, të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 10 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY