Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak çështja e Ervis...

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak çështja e Ervis Martinaj

202
0
Shares

Drejtori i Policisë së Burgjeve,  Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra.

Mësohet se shkarkimi i tij vjen për shkak të çështjes së Ervis Martinaj.

Mbrëmjen e djeshme, Sulejmani ka hezituar të transferojë nga spitali privat për në spitalin e burgut, të plagosurin nga vrasja në Bllok, Ervis Martinaj.

Sipas burimeve, transferimi u urdhërua nga ministria e drejtësisë. Ndërkohë, Enrik Sulejmani, është shprehur se Martinaj duhet të qëndronte në spitalin privat, ku ishte i shtruar prej 5 ditësh, derisa të përmirësohej.

Shkarkimi i tij do të komunikohet nga vetë ministrja e drejtësisë në një konferencë në orët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY