VIDEO/Situata në vend ‘zgjon’ kryeministrin, ja masat për të forcuar sigurinë

VIDEO/Situata në vend ‘zgjon’ kryeministrin, ja masat për të forcuar sigurinë

52
0
Shares

Gjatë konferencës së sotme, Edi Rama ka prezantuar disa masa të reja për mbështetjen e familjes, sigurinë e rregullin në shkolla dhe përshkallëzimin e luftës kundër krimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka dhënë sqarime për programin e ri pilot,që sipas tij do të ndihmojë në ndalimin e krimeve në shkolla.

Shumë shpejt, do të vendoset në zbatim, programi pilot për vendosjen e oficerëve në shkollë. Zbatimi i programit do të shtrihet në 150 shkolla, me oficerë të trajnuar posaçërisht për këtë punë.

Rama e ka shpjeguar vetë se çfarë roli do të ketë oficeri.Sipas tij, oficeri nuk do të ketë rolin e policit, por të kujdestarit, vëzhguesit dhe ndërmjetësit me trinomit nxënës-mësues-prind.

‘Program që sikundër na e ka dëshmuar projekti pilot siguron rritje të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe policisë së shtetit, në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike por dhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bulizmit në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga duhani apo lënia e orëve. Janë problematika që çdo prind, çdo shkollë është e interesuar” ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se janë marrë disa vendime për të ndryshuar ligjin për të dënuarit në përfshirjen e krimit të organizuar. Këta do t’i nënshtrohen një  regjimi të rreptë izolimi dhe monitorimi ku do ti ndëpriten çdo mundësi komunikimi me botën jashtë gjatë kohës që ata janë në paraburgim.

Gjithashtu së fundmi, Rama  tha se do të vendoset kamera në burgjet e sigurisë së Lartë, kjo për të çuar sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2007196519572358/?notif_id=1538986128117577&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY