Ministri serb: Arrestohen 4 personat që rrahën të rinjtë shqiptarë

Ministri serb: Arrestohen 4 personat që rrahën të rinjtë shqiptarë

81
0
Shares
Ministri serb

Katër persona janë vënë në prangat e policisë pas dhunës të ushtruar mbi dy shqiptarët nga Kosova. Sulmi ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel.

Lajmin e arrestimit e ka dhënë vetë ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.

Sipas Koha.net, policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale.

Ndërkohë që janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve.

Nga bisedat me të dyshuarit, deri më tani, ministri shprehet se nuk ka gjasa që ngjarja të ketë ndodhur për arsye etnike.

Kujtojmë se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, ka thënë se sulmi ka ndodhur pasi grupi i serbëve i ka dëgjuar këta dy teksa flisnin shqip.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY