FOTO/Drejtori i shkarkuar për korrupsion në Sarandë, emërohet sekretar organizativ i PS

FOTO/Drejtori i shkarkuar për korrupsion në Sarandë, emërohet sekretar organizativ i PS

191
0
Shares

Një qytetar i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha lidhur me një rast të një emërimi partiak.

Sipas denoncuesit, Mariel Murati, ka marrë postin partiak në një mbledhje ku merrnin pjesë  Taulant Balla dhe Ministri Damian Gjiknuri.

Problemi me këtë person është se para 3 muajsh ai është shkarkuar nga posti i drejtorit të Aluiznit në Sarandë, për korrupsion dhe u dërgua për ndjekje penale, ndërsa sot ai shihet në radhët e PS në postin e sekretarit të partisë.

Qytetari ka bashkangjitur dhe disa foto të prezencës së tij në takim.

POSTIMI I PLOTË

Vjedhja per Kallam Deshtakun si merite per ngritje ne detyre!

Para tre muajve, me dt 6 korrik drejtori i Aluiznit Sarande shkarkohet per korrupsion dhe dergohet per ndjekje penale. Dy dite me pare, Kallam Deshtaku me te derguarit e tij, Taulant Bego/Jaris dhe ministri qe çdo tre muaj i thyejne shtepine dhe i vjedhin thaset me euro, e emerojne sekretar organizativ te partise siciliste per Saranden.

Vetem para tre muajsh e shkarkuan dhe e kallezuan penalisht, ndersa dje e emeruan sekretar partie ??!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha ! Dje Partia Socialiste Sarande ne prani edhe te Taulant Balles dhe Damian Gjiknurit mblodhi Asmblene e saj ku zgjodhi ( emeroj ne fakt ) sekretariatin. Sekretar Organizativ zgjodhi Mariel Muratin., ish – drejtor i Aluiznit Sarande i pushuar dhe kallezuar penalisht nga Ministrja Etilda Gjonal me 6 Korrik, pra tre muaj perpara, e deklaruar kjo mase ekstreme publikisht ne koference shtypi nga zonja ministre. Pa u thare akoma boja e shkarkimit dhe e kallezimit nga Njesia Antikorrupsion, Balla dhe Gjiknuri e emerojne sekretar organizativ., ky eshte morali “ Bandes “, ju pershendes..ketu me poshte keni njoftimin e shtypit te shkarkimit te tij”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY