EMRAT/Sherr mes dy personave në Elbasan, policia nuk toleron: Kontroll në banesa

EMRAT/Sherr mes dy personave në Elbasan, policia nuk toleron: Kontroll në banesa

61
0
Shares

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur kokainë dhe kanabis. Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan dhe Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan.

Policia njofton se dy të arrestuarit në lagjen “11 Nëntori”, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A.Farka ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij.

Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto, gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal për shtetasin A.Farka ndërsa shtetasi G.Naso për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY