Vrasja në Tiranë, prokuroria bën lëvizjet e para: Merr në pyetje Ervis...

Vrasja në Tiranë, prokuroria bën lëvizjet e para: Merr në pyetje Ervis Martinajn

134
0
Shares

Prokuroria ka marrë në pyetje Ervis Martinajn. Martinaj është një nga të plagosurit e ngjarjes në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë miku dhe truproja e tij Fabiol Gaxha. Po ashtu në këtë konflikt ka mbetur i plagosur dhe shtetasi Eljon Hato, i cili ndodhet në gjendje më kritike për jetën.

Martinaj ndodhet në ambientet e një spitali privat në kryeqytet,nën kujdesin e mjekëve pas plagosjes.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do të kërkohet arrest me burg për të dy të plagosurit, që ishin të pranishëm në ditët kur pati shkëmbim zjarri në lokalin e njohur në ish-Bllok.

Ndërkohë që dje policia e Tiranës, në bashkëpunim me atë Kufitare të Gjirokastrës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit 37-vjeçar, Geldo Hoti, me banim në Tiranë.

Ai do të procedohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, e kryer të bashkëpunim”, si dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi Hoti raportohet të ketë qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova”, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY