Rikthehet Irina Shayk, ish-e dashura akuza të rënda për Ronaldon

Ndaje

Ai është babai i tre fëmijëve dhe padyshim një prej futbollistëve më të mirë në botë. Por telashet në jetën private për Cristiano Ronaldon nuk kanë fund.

Pas akuzave për përdhunimin e një 36 vjeçareje, çështje e cila do të shkojë shumë shpejt në gjykatë, të tjera akuza vijnë për futbollistin e Juventusit.

Tashmë në dritë ka dalë modelja Irina Shayk, ish-e dashura e tij, me të cilën pati një marrëdhënie të gjatë.

Irina Shayk ka vendosur të thyejë heshtjen e të tregojë për herë të parë arsyen e ndarjes. Në një intervistë 34-vjeçarja tregoi se ai e ka tradhtuar disa herë gjatë kohës kur ishin bashkë.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë.

Teksa flet për mashkullin ideal, ajo thotë se Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal, pasi pë atë mashkulli ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë.

Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma.”- ka thënë ajo.

Loading...

Leni një përgjigje