20 ditë pasi kishte dalë nga burgu, i riu grabit karburantin në...

20 ditë pasi kishte dalë nga burgu, i riu grabit karburantin në Novoselë

77
0
Shares
foto ilustruese

Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Personi i maskuar quhet Mariglen Myftaraj, i cili ishte i armatosur, ka hyrë në një karburant në pronësi të shtetasit F.S., dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Myftaraj kishte vetëm 20 ditë që kishte nga dalë nga burgu dhe bëhet me dije se ishte nga një fshat i Beratit. Përveç këtij karburanti, policia bën me dije se i riu kishte vjedhur dhe një karburant në një fshat tjetër.

Dhe më parë, i riu ishte dënuar po për vjedhje dhe grabitje.

Njoftimi i parë i policisë për ngjarjen

Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY