Të rejat nga ‘Big Brother Vip’, planet e Blushit për edicionin e...

Të rejat nga ‘Big Brother Vip’, planet e Blushit për edicionin e ri

105
0
Shares

Teksa pritet të fillojë ‘Big Brother VIP’ detaje të reja dalin në dritë. Fillimisht ishte Ledion Liço ai që e promovoi por që më pas u tërhoq dhe u mësua se nuk do të ishte ai autori i këtij programi.

Drejtori i Top Channel, Ben Blushi ka plane të tjera. Portali Blitz.al shkruan se menaxheri i njohur i VIP-ave në Itali, 63 vjeçari Lele Mora ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri me ftesë të mikut të tij për këtë projekt, për organizimin e edicionit të ri.

Italiani mësohet të ketë vizituar edhe ambientet e Top Channel, nga të cilat ka mbetur i mahnitur me investimin dhe cilësinë e televizionit.

Nëse lidhet marrëveshje me Moralën për t’ia besuar ‘Big Brother VIP’, interesimi për këtë format pa dyshim që do rritet edhe më shumë meqenëse bazuar në përvojën e italianit, produksioni do jetë goxha i arrirë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Top Channel sjell në Shqipëri figura të ekranit përtej Adriatikut për t’i besuar programet e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY